Kirurgjia refraktive është një metodë për korrigjimin ose përmirësimin e shikimit tuaj. Ekzistojnë procedura të ndryshme kirurgjikale për rregullimin e aftësisë së përqendrimit të syrit tuaj duke riformuar kornenë, ose kupolën e pastër, të rrumbullakët në pjesën e përparme të syrit tuaj.
Procedura të tjera përfshijnë vendosjen e një lenteje brenda syrit tuaj. Lloji më i përhapur i kirurgjisë refraktive është LASIK, ku një lazer përdoret për të riformuar kornenë.
Megjithatë, ndërsa shkenca ka evoluar, tashmë ka edhe një tjetër lloj lazeri, shumë më të sigurt: Femto LASIK!
Kjo mënyrë e re e kryerjes së kirurgjisë me lazer bëhet ekskluzivisht në UEH dhe ne e sugjerojmë si një opsion më të sigurt se lazeri klasik!
Në kirurgjinë tradicionale LASIK, bëhet njw “veshje” në vend që të hiqet plotësisht shtresa e sipërme e kornesë. Kjo “veshje” në formën e një lenteje, realizohet me një prerje të vogël nga një instrument mekanik. Në Femto LASIK, ndodh e njëjta procedure, por duke përdorur vetëm një lazer dhe jo një mjet prerës.
Femto LASIK mund të shërohet më shpejt dhe të rezultojë në më pak komplikime sesa LASIK tradicional, sepse siç e përmendëm më parë, ai përdor një lazer dhe jo një mjet mekanik prerës në sy.
Qëllimi përfundimtar është që të riformohet kornea për të zgjidhur problemet e shikimit si miopia dhe largpamësia.
Staf i mrekullueshëm. Shërbim profesional dhe i sjellshëm. Jeni më të mirët.
Majlinda XhemrishiJeni më të mirët. Staf i mrekullueshëm!
Moza Gjoni
Një grup fantastik për të punuar, shumë miqësorë. Iu përgjigjën gjithë pyetjeve të mira dhe më shpjeguan gjithë opsionet për të marrë vendimin më të mirë. Jashtëzakonisht profesional
Arianita Toci Petushi