Shërbimet

Ekzaminimi gjithëpërfshirës i pacientit

Një ekzaminim rutinë gjithëpërfshirës i syve ndihmon për të kontrolluar dhe diagnostikuar sëmundjet e zakonshme të syrit. Është e rëndësishme të konsultoheni herët me një okulist kur keni probleme në lidhje me sytë ose shikimin.

Nëse tashmë jeni diagnostikuar me një sëmundje ose gjendje të syrit – ekzaminimet e rregullta janë gjithashtu thelbësore.

Shenja që tregojnë se duhet të bëni sa më shpejt një vizitë okulistike!

Nëse vini re ndonjë nga problemet e mëposhtme, mos hezitoni të kontaktoni me Universal Eye Hospital:

  • Shfaqja e pikave të zeza lëvizëse (floaters)
  • Shikimi i shkreptimave të dritës (flashes)
  • Ulja e menjëhershme e shikimit
  • Dhimbje e menjëhershme e syve
  • Ndjeshmëri e tepruar ndaj dritës
  • Ndjenja e trupit të huaj në sy dhe syri i thatë
  • Shfaqja e kurorës rreth dritave
  • Shikimi dyfish i objekteve (diplopi)
  • Futja e trupave të huaj apo kimikateve në sy
  • një sëmundje kronike të syve
  • një histori familjare të glaukomës ose
  • një sëmundje që mund të prekë sytë, siç është diabeti
Pajisja Octopus 311 është një pajisje e re teknologjike, në shërbim të pacientëve të UEH. Kjo pajisje ka kapacitet për teste dhe diagnostikime të ndryshme, përfshirë:
  • Pupillometry
  • Ganzfeld Flicker
  • Amsler Chart

Octopus 311 ka një dizajn ergonomik që i ofron pacientit komoditet maksimal. Mundëson rezultate të shpejta dhe shumë të sakta, edhe nëse pacienti pulit sytë vazhdimisht gjatë vizitës. Në UEH sigurohemi t’u ofrojmë më të mirën!

Dr. Nadon Qafa

Forest

Dr. Kadri Venkatesh

Dëshironi një konsultë për kujdesin e syrit?

Shërbimet e tjera

Ja çfarë thonë pacientët tanë

Një grup fantastik për të punuar, shumë miqësorë. Iu përgjigjën gjithë pyetjeve të mira dhe më shpjeguan gjithë opsionet për të marrë vendimin më të mirë. Jashtëzakonisht profesional

Arianita Toci Petushi

Staf i mrekullueshëm. Shërbim profesional dhe i sjellshëm. Jeni më të mirët.

Majlinda Xhemrishi

Jeni më të mirët. Staf i mrekullueshëm!

Moza Gjoni